Maqedoni VMRO DPMNE filloi fushatën, jo me mitingje, por me takime me qytetarët

VMRO DPMNE filloi fushatën, jo me mitingje, por me takime me qytetarët

VMRO DPMNE sot filloi fushatën, jo me mitingje, por me komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, njoftojnë për “Meta” nga partia në pushtet. Prej atje thonë se këtë e kanë vendosur për shkak të situatës në të cilën gjendet shteti. Tani për tani nuk duan të zbulojnë nëse do të ketë edhe mitingje.

KSHZ sot pritet të mbaj takim ku do të vërtetohen hapat e mëtutjeshëm për zgjedhjet e caktuara për 5 qershor ku do të merr pjesë vetëm një koalicion.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot në bisedë telefonike për “Meta” tha se ende është herët t’i zbulojnë strategjitë e partisë për 5 qershor.