Bota Vjena edhe sot do të jenë qendra e Ballkanit Perëndimor

Vjena edhe sot do të jenë qendra e Ballkanit Perëndimor

Në Vjenë dje filloi konferenca dyditore për Ballkanin Perëndimor, si vazhdimësi e të ashtuquajturit “procesit të Berlinit”, i iniciuar vitin e kaluar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ngjarja qendrore pritet të jetë sot ndërsa janë planifikuar takime në lidhje me ndërtimin e rrugës Nish- Podgoricë- Durrës si dhe drekë pune të ministrave të ekonomisë dhe rajonit.

Samitin do ta hap kancelari austriak, Uerner Uajman ndërsa për rezultatet pas përfundimit të takimit opinionin do ta njofton vetë ai, kancelarja gjermane Angela Merkel, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini dhe në emër të rajonit, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Njëkohësisht mbahen edhe takimet e shefave të diplomacive dhe ministrive për ekonomi të shteteve të rajonit dhe BE-së.