Maqedoni Video regjistrimet nga arrestimi i Boshkosit zhduken nga interneti

Video regjistrimet nga arrestimi i Boshkosit zhduken nga interneti

Video- regjistrimet dhe tekstet nga kontributet e gazetarëve gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit më 6 qershor 2011, janë zhdukur nga faqet e internetit të televizioneve që në atë kohë në mënyrë bombastike informimin për ngjarjen para restorantit “Vodenica”.

Dje ekipi i Janevës shpalosi aksionin më të ri me titull “Tortura” për tejkalim të kompetencave gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit.

Gjatë kërkimit në internet, titujt e këtyre kontributeve mund të gjenden, por kur klikohen ato çojnë nëpër faqe të zbrazëta të ndryshme apo në ndonjë ueb faqe që përmban gabime apo se përmbajtja nuk ekziston.

Video- regjistrimet nga arrestimi i Boshkoskit mund të gjenden në servisin e videove “Youtube”. Një pjesë e video shënimeve janë vendosur në kanalet e shfrytëzuesve privat. Vetëm në kanalin e “Pres 24” edhe më tej ka qasje videoja e arrestimit, por jo edhe në faqen zyrtare të portalit.

Në video regjistrimin e “Pres 24” dhe “Kanal 5” në Youtube në mënyrë eksplicite tregohet arrestimi i Boshkoskit.