Maqedoni Vanhoute nuk është optimist, por shpreson në progres për mediat

Vanhoute nuk është optimist, por shpreson në progres për mediat

Shpresoj në zgjidhje, por s’jam optimist, deklaroi ndërmjetësi belg Piter Vanhoute para fillimit të takimit të grupeve të punës në Klubin e deputetëve.

“Do të bisedojmë për të gjitha propozimet e partive politike, shoqatave dhe organizatave të gazetarisë. Jam i vetëdijshëm se ka pak kohë, por do të bëjmë çmos që kjo të tejkalohet” deklaroi Vanhoute.

Sot pasdite në takim në Klubin e deputetëve pritet të arrijnë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe euro- ambasadori Aivo Orav për presion plotësues për zgjidhjen e kësaj çështje deri të premten.

Tani për tani VMRO DPMNE ngel në qëndrimin të merret cilido ligj evropian dhe të zbatohet në legjislacionint e vendit ndërsa LSDM dhe SHGM pranojnë propozimin e Vanhoutes.