Maqedoni Vanhaute: Po shqyrtohen opsione të ndryshme që të ketë pajtueshmëri për mediat

Vanhaute: Po shqyrtohen opsione të ndryshme që të ketë pajtueshmëri për mediat

Për momentin, për fat të keq, nuk është e mundur të vazhdohen takimet për reformat në media ku deri më tani janë zhvilluar, njofton ndërmjetësi belg Piter Vanhaute.

“Duke pasur parasysh interesin e opinionit për bisedimet për media në suazat e grupit politik të punës, duam t’ju informojmë se tani për tani është e pamundur të vazhdojnë takimet e grupeve të punës. Sidoqoftë, po shqyrtojmë opsione të ndryshme që të kemi rezultat mes palëve relevante” shkruan në njoftimin e Vanhautes.

Ndërmjetësi mbrëmë për “Alsat -M” deklaroi se grupet e punës nuk janë të interesuara që të vazhdojnë me bisedimet dhe se bisedime me siguri nuk do të ketë.