Korrespondentë Edhe dy trupa të pajetë u gjetën në Reçicën e Madhe

Edhe dy trupa të pajetë u gjetën në Reçicën e Madhe

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në rajonin e Tetovës. Sipas banorëve lokal të fshatit Reçicë e Madhe, në fshatin  tyre janë gjetur dy trupa të pajetë, nga fshati malor Lisec.

Supozohet se numri i viktimave është në rritje, sipas banorëve të Fshatit Reçicë, akoma po kërkohen të personat që llogariten të zhdukur.

Në Reçicën e Madhe, është ndërprerë furnizimi i ujit. Banorët presin cisterna me ujë.