Maqedoni Reagimet në Twitter për sarkazmin e Gruevskit

Reagimet në Twitter për sarkazmin e Gruevskit

Në rrjetin social Twitter u paraqitën sërë reagime për të qeshurën sarkastike të kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në regjistrimet që sot i prezantoi Zoran Zaev, haptazi gëzohet për shembjen e objektit “Cosmos” të Fijat Canoskit. Në audio regjistrimet mund të dëgjohet se si Gruevski imiton Cakosin kur ai ka lutur që mos t’i shembet objektit, që përcillet me të qeshur të gjatë sarkastike.