Bota Ballkan Cipras: Eurozona pa Greqinë ose Qipron do të thotë amputim i Evropës...

Cipras: Eurozona pa Greqinë ose Qipron do të thotë amputim i Evropës Juglindore

Dalja e Greqisë nga eurozona do të ishte “amputim i Evropës Juglindore”, deklaroi sot kryeministri grek Aleksis Cipras përderisa qeveria e tij përforcon aksionin diplomatik në lidhje me marrëveshjen e re për borxhin grek.

Cipras këtë e deklaroi në Qipro ku bisedoi me presidentin Nikos Anastasiadis, para se të udhëtojë në Romë, Paris dhe Bruksel, ku këtë javë do të tentojë të fitoj mbështetjen për planin e tij ekonomik.

-Eurozona pa Greqinë dhe Qipron do të thotë amputim i Evropës Juglindore- tha Cipras.

Për dallim nga kryemistri majtist grek, i cili kundërshtoi kreditorët ndërkombëtarë, refuzoi masat e kursimit dhe dëshiron sërish të bisedoj për pagesën e borxhit, presidentit qipriot vuan për t’i plotësuar kushtet që kreditorët ndërkombëtarë ia kanë vendosur.

Në përputhje me programin për ndihmë, për të cilën u dakorduan Qiproja dhe bashkësia ndërkombëtare, bankat e mëdha deponuese, Banka e Qipros dhe Laikit, ishin të detyruar të përjetojnë humbje të rëndësishme, si kusht që vendi ta fitoj pakon me ndihmë prej 10 miliard eurosh.