E pakategorizuar Doganat e Serbisë: Në Kroaci udhëtoni përmes vendeve përreth

Doganat e Serbisë: Në Kroaci udhëtoni përmes vendeve përreth

Drejtoria e doganave në Serbi ka dërguar apel deri tek udhëtarët nga Serbia, për shkak të mbylljes së pikëkalimeve kufitare, të udhëtojnë përmes ndonjë prej vendeve përreth.

Sipas informacioneve të tyre, makinat me targa serbe nuk lëshohen në pikëkalimet kufitare kroate. Apelojnë, udhëtarët që kanë pasaportë serbe, ose të shkojnë në këmbë ose të barten me makina me targa të huaja. Në këtë mënyrë, mund të futen në territorin e Kroacisë.

“Bllokada disa- ditore në kalimin kufitar Batrovc shkaktoi krijimin e kolonës së gjatë prej 15 km. Shumica prej tyre s’mund të ndryshojnë kursin e lëvizjes sepse janë të kushtëzuar nga lejet ndërkombëtare për transport, që imponojnë të lëvizin në këtë drejtim” thuhet në njoftimin e drejtorisë.