Bota Tre të lënduar nga të shtënat në një shkollë në ShBA

Tre të lënduar nga të shtënat në një shkollë në ShBA

Tre të mitur, prej të cilëve dy djem dhe një vajzë, janë lënduar mbrëmë në të shtënat para shkollës në qytetin amerikan Portland- Oregon, njoftojnë mediumet në SHBA.

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të policisë, bëhet fjalë për nxënës të shkollës së mesme “Rozmari Anderson”.

Tre të miturit kanë qenë në gjendje kontaktibile kur janë dërguar në spital. Të shtënat kanë ndodhur para objektit të shkollës ndërsa policia tani për tani nuk ka të dhëna a bëhet fjalë për një sulmues apo për grup më të madh.

Informatat e para tregojnë se të shtënat lidhen me ndonjërën nga bandat lokale.

Në shkollën e mesme “Rozmari Anderson” mësojnë nxënës nga grupet e rrezikshme gjegjësisht ata që janë larguar nga shkollat tjera, janë pa prindër apo pa strehë mbi kokë, shtojnë mediumet.