Maqedoni Të huajt njëzëri paralajmërojnë: Mos bëni pengesë në rrugën e PSP-së

Të huajt njëzëri paralajmërojnë: Mos bëni pengesë në rrugën e PSP-së

 

Komuniteti ndërkombëtar që ndërmjetësonte në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës, pas obstruksioneve që i bëhen PSP-së në DSK, thekson se Katica Janeva duhet ta ketë mbështetjen e të gjitha institucioneve gjatë zbatimit të hetimeve të plota dhe të pavarura.

Garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinës në reagime të ndara pas ngjarjeve të djeshme, kujtojnë se zgjidhja e krizës politike është kyçe për kthimin e Maqedonisë në rrugën euro- atlantike, e që kjo të ndodh, është e rëndësishme të ketë përgjegjësi juridike dhe politike për përgjimet.

Komisioni Evropian

Të gjitha palët në disa raste u obliguan që ta mbështesin dhe ta lehtësojnë punën e PSP-së, pa obstruksione. BE fuqishëm inkurajon të gjitha trupat në vend që të veprojnë në suazat e këtyre obligimeve dhe me respekt të plotë për pozitën juridike të PSP-së. BE thekson rëndësinë e përgjegjësisë juridike dhe politike për përgjimet dhe për përmbajtjet që dalin nga ato.

Ambasada e SHBA-së

“PSP-së duhet t’i mundësohet të bëj hetime të pavarura dhe të plota pa obstruksione ndërsa institucionet e Qeverisë dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në këto procese.

Delegacioni i BE-së

“Kujtojmë se të gjitha palët janë obliguar ta mbështesin PSP-së”.

Çarls Garet- ambasador i Britanisë së Madhe

“PSP u dakordua nga katër partitë politike dhe njëzëri e mbështetur nga Kuvendi. Sipas kësaj, askush s’duhet të pengoj këtë punë të rëndësishme sepse nëse këto pohime hetohet në mënyrë përkatëse, s’mund të ketë epilog të krizës politike”.

Ambasada e Sllovakisë

“Të gjithë palëve ju bëjmë thirrje që në mënyrë përkatëse dhe jo- selektive të zbatojnë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.