Bota Angela Merkel shpallet personazh i vitit nga gazeta britanike “The Times”

Angela Merkel shpallet personazh i vitit nga gazeta britanike “The Times”

“Ka arritur të rikthejë perëndimin tek vlerat e tij themelore”

Gazeta konservatore britanike, The Times, ka zgjedhur kancelaren gjermane si personazhin e viti 2014. Sipas gazetes, Angela Merkel, është një grua e fuqishme e cila ia ka arritur që të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetësoi në kohët e krizave më të vështira në botë. Gjithashtu, The Times, thekson se ajo ka arritur të rikthejë perëndimin tek vlerat e tij themelore, dhe Merkel si personazh, ka arritur të paraqesë një profil të qartë dhe këmbëngulës. Duke I dhënë lëvdata të shumta, më tej gazeta britanike shkruan se, Merkel është kthyer në një ndërmjetësuese të pushtetshme mes Lindjes dhe Perëndimit, ku dhe thekson bisedimet shumëorëshe me kreun e kremlinit, Vladimir Putin, ku dhe arriti t’i tregonte kufinjtë e ambicjes së tij. Ndërkohë, nuk mbeti pa përmendur edhe kontributi i kancelares në bisedimet per arritjen e paqes mes Kievit dhe separatistëve filorusë në Ukrainën Lindore.