fbpx

Holand dhe Merkel dënuan vrasjen e Nemtsovit

-

Presidenti francez, François Holande në një deklaratë njoftoi se e cilëson si “të pështirë dhe tradhtar” sulmin. Holande, ka theksuar se Nemtson është  përpjekur si mbrojtës i rëndësishëm në demokracinë dhe të drejtat e njeriut të vendit të tij.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë e para që ka dënuar vrasjen e politikanit të njohur rus të opozitës, Boris Nemtsov, një natë më parë në Moskë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert tha se kancelaria është me të vërtetë e tronditur nga kjo vrasje politike.

“I kërkoj presidentit rus, Vladimir Putin të sigurojë se ngjarja do të hetohet dhe se autorët do të dërgohen para drejtësisë”, citoi zëdhënësi Steffen Seibert fjalët e kancelares.

“Merkeli përshëndet kurajën e ish-zëvendëskryeministrit, i cili kritikonte shpesh politikat e qeverisë”, theksoi Seibert said.

Boris Nemtsov, lideri i opozitës anti-Putin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte e shoqëruar me një ukrainase në qendër të Moskës.

Sipas agjencisë ruse së lajmeve, TASS, politikani ishte shënjestër e katër plumbave.

Ai u qëllua nga disa persona që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.