Bota Ballkan Thaçi: BЕ-ja të ndërpresë izolimin e Kosovës

Thaçi: BЕ-ja të ndërpresë izolimin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të ndërpritet “izolimi i padrejtë” i Kosovës nga Bashkimi Evropian. Ai ka takuar sot në Gjermani grupin e deputetëve për Evropën Juglindore, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë e Bundestagut. “Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.