Bota Bota u bashkua në marshin në Paris

Bota u bashkua në marshin në Paris

Një milion  e gjysmë njerëz u mblodhën në rrugët qendrore në Paris që të bashkëngjiten në marshin e solidaritetit.

Protesta e shëtitjes, e quajtur “Qaj për Lirinë”, u mbajt për nder të viktimave nga sulmet terroriste në Paris, të cilat të mërkurën, me masakrën në gazetën javore  parisiene “Charlie Hebdo”. Në sulmet u vranë 17 persona, gazetarë, karikaturist dhe peng, të cilët u kidnapuan nga ekstremistët radikal.

Kryetari i Francës Fransoa Oland para fillimit të marshit deklaroi se , “Parisi sot është kryeqyteti i botës” dhe se “i tërë vendi do të ngrihet në këmbë”

-Kjo do të jetë një manifestim i paparë, e cila do të shkruhet në librat e historisë – tha Maniel Vals kryeministër i Francës. 

 

Ne ftesën e kryetarit të Francës për pjesëmarrje në marshin protestues antiterrorist, udhëtuan përfaqësuesit dhe liderët e Unionit Evropian dhe vendet e Evropës. Në marshin e solidaritetit u kyçën edhe kancelaria e Gjermanisë Angela Markel dhe kryeministrat e Spanjës, Britanisë së Madhe, Turqisë dhe të Italisë, Marijano Rahoj, Dajvid Kamerun, Ahmet Davutogllu dhe Mateo Renci, si  dhe ministri i rus i punëve të jashtme Sergej Llavarov, i cili e drejtoi delegacionin e Rusisë. Përkrahje për Francën shprehën edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe kryetari i palestinez Mahmud Abas.

Në fillim të marshit. Liderët krah për krah, ne heshtje, të përcjellë me duartrokitje, i drejtuan qytetarët në protestën e heshtjes.

Kryeministri italian, Mateo Renci, në pjesëmarrjen e marshit, premtoi se Evropa “do të fitoj në sfidën kundër terrorizmit”.

-Sot të gjithë jemi francez – tha Renci

Kryeministri i Britanisë së Madhe Dejvid Kamerun, duke u kyçur në marshin e solidaritetit, tha se dhuna ekstremiste një kohë të gjatë do të jetë një kërcënim.

-Ne në Britani jemi ballafaquar me kërcënim të ngjashëm, kërcënim nga ekstremizmi fanatik… Kjo është kërcënim i cili është tek ne një kohë të gjatë dhe besoj se do të jetë edhe më shumë – tha Kameron.

Ai shtoi se Britania patjetër duhet të ballafaqohet me këtë kërcënim “në çdo mënyrë”, si dhe ajo është nga vendimet kyçe që të hetohen ngjarjet e përgjakshme në Francë që prej tyre të marrim mësim.

Njëkohësisht, me shumë se 600 mijë njerëz sot dolën në rrugët e qyteteve tjera të Francës, që të  përkrahin Marshin e solidaritetit që mbahet në Paris. Marshe të ngjashme u organizuan edhe në shumë qytete evropiane, duke përfshirë Brukselin dhe Londrën.