Maqedoni Spasovski: Qeveria krijoi kushte për puç në MPB

Spasovski: Qeveria krijoi kushte për puç në MPB

Qeveria krijoi kushte për puç në MPB, deklaroi sot në konferencë shtypi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Ai theksoi se është pamundësuar nga Qeveria që të menaxhoj me Ministrinë, “në këto moment shumë të vështira për shtetin” dhe të përgjigjet për “pasojat nga kaosi i këtillë i krijuar me vetëdije brenda në Ministri”.

“Qeveria, për arsye të pashpjeguara për mua, nuk e respektojnë vullnetin tim të shprehur përmes dorëheqjes që e bëra më 6 prill nga posti ministër i brendshëm dhe nuk e ka dorëzuar në Kuvend. Nga ana tjetër, Qeveria dy herë zhvlerësoi vendimet e marra nga ana ime. Me këtë, organi që duhet të jetë rojtar i Kushtetutës dhe ligjeve në R. e Maqedonisë, me vendimet e veta joligjore tërësisht derogoi sistemin juridik dhe bëri kaos në funksionimin e MPB-së” deklaroi Spasovski.

Sipas ministrit të brendshëm, edhe krahas të gjitha paralajmërimeve dhe urdhrave deri te drejtorët e organeve në MPB, Qeveria me vendimin e miratuar natën para shpërndarjes së Kuvendit e ka hedhur goditjen finale ndaj sistemit juridik në Maqedoni.