Maqedoni Sot protestojnë të burgosurit dhe familjarët e tyre

Sot protestojnë të burgosurit dhe familjarët e tyre

Të burgosurit dhe familjarët e tyre sot do të protestojnë në dhe para të gjitha burgjeve në Maqedonisë, pasi presidenti Gjorgje Ivanov ende nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre për falje.

Sipas njoftimeve, protesta do të mbështetet edhe nga OJQ-të, që tani po protestojnë për shkak të vendimit të Ivanov që t’i ndërpres proceset kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Të burgosurit kërkojnë dënimet t’u ulen për 30% ndërsa të dënuarit me burg të përjetshëm të marrin dënim prej 15 viteve.