Maqedoni Kuvendi do të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ

Kuvendi do të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ

Deputetët sot në seancë plenare duhet të miratojnë vendimin Kuvendi të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ-së.

Në përbërjen e këtij Komisioni, sipas Kodit të ri zgjedhor, duhet të ketë tre njerëz nga pushteti, tre nga opozita dhe tre ekspertë.

Të gjithë kandidatët e interesuar, fletëparaqitjen dhe biografinë si dhe dokumentet e nevojshme, origjinal apo kopje të vërtetuar në noter, duhet t’i dorëzojnë më së voni tetë ditë nga shpallja e vendimit.

Vendimi i Parlamentit do të publikohet në Gazetën zyrtare dhe në gazetat ditore “Veçer”, “Dnevnik” dhe “Lajm”.

Anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga partitë politike patjetër duhet të:

Të jenë shtetas të Maqedonisë me vendbanim afatgjatë;

Të jenë jurist të diplomuar me të paktën pesë vite përvojë pune;

Të mos jenë anëtarë të organeve të partisë.

Anëtarët e KSHZ që nuk zgjidhen me propozim të partive politike duhet të :

 

Të jenë shtetas të Maqedonisë me vendbanim afatgjatë;

Të kenë të kryer arsimin e lartë me të paktën pesë vite përvojë pune;

Të mos jenë anëtarë të organeve të partisë të paktën 2 vite

Të mos ketë qenë dhe të mos jetë bartës i ndonjë postit publik në shtet apo pushtetit lokal

Të mos jetë mbështetës publik i pushtetit apo opozitës

Të ketë njohuri profesionale dhe përvojë në fushën e zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore