Maqedoni Kuvendi miratoi Ligjin e arsimit të lartë

Kuvendi miratoi Ligjin e arsimit të lartë

Pas disa orësh diskutim,diskutim, deputetët  në Kuvend  me 67 vota “pro” dhe 9 “kundër” i dhanë dritë jeshile ndryshimeve Ligjit për arsimin e lartë me të cilin parashihet miratimi i provimit shtetëror dhe më të cilin ndryshohen kriteret për zgjedhjen e titujve. Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi, tha se Qeveria pranon amendamentet me të cilin parasheh zbatimin e  pilot provimit shtetëror.

Deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike tha se në të gjithë procedurën ka munguar analizë gjithëpërfshirëse dhe më e thuktë dhe debat ekspertësh. Gjithashtu tha se sipas tij, vendimet për arsim më cilësor duhej të propozohen nga universitet. Trajnov konsideron se të gjithë mbajnë përgjegjësi për miratimin e këtyre ligjeve pa dallim se kush do të votoj pro ose kundër ose fare nuk do të votojë, duke aluduar në opozitën e cila bojkoton punën  e Kuvendit. Në miratimin e ndryshimeve reagoi edhe reaguan rrjetet sociale.