Galeria Situatë tensionuese para QT “Plaza”, protestuesit depërtojnë gardhin dhe hedhin flakadan të...

Situatë tensionuese para QT “Plaza”, protestuesit depërtojnë gardhin dhe hedhin flakadan të ndezur

Para Qendrës tregtare “Plaza” situata është e tensionuar pasi erdhi deri në përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ata arritën që të largojnë gardhin para kordonit policor.

Protestuesit filluan të hedhin flakadanë të ndezur, shishe dhe gurë ndaj policisë.

Ata duke brohoritur “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” nga Kuvendi, ku edhe filloi protesta, janë drejtuar drejt stacionit policor “Beko” ku gjenden protestuesit e arrestuar mbrëmë.

Një kordon policor para QT “Plaza” së bashku me një top uji u është vërsulur protestuesve dhe i shpërndau duke mos u lejuar që t’i afrohen stacionit Beko. Për momentin, protestuesit qëndrojnë në udhëkryqin te godina “Paloma Bianka”.

Pas disa përplasjeve të vogla, policia dhe protestuesit qëndrojnë njëri përballë tjetrit, por situata është e qetë.

Organizatorët dhe lideri i “Dinjiteti” Stojançe Angelov bënë thirrje për protesta të qeta.

Protestuesit ngadalë fillojnë të tërhiqen nga udhëkryqi në “Paloma Bianka” duke lëvizur drejt godinës së Qeverisë.