Maqedoni Shilegov: Punojmë për të gjetur zgjidhje, së shpejti do të kemi Qeveri

Shilegov: Punojmë për të gjetur zgjidhje, së shpejti do të kemi Qeveri

LSDM tërësisht është e përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë dhe efikase për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse së shpejti mund të pritet marrëveshje për shumicë parlamentare.

Lidhur me deklaratën e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani se pa përgjigje për Qeveri nuk ka nënshkrime, ai tha se të gjitha subjektet politike që janë të përfshira në proces pas- zgjedhor duhet të jenë të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën gjendet Maqedonia dhe të bartin përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Të gjitha subjektet duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e kësaj detyre dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Maqedonisë dhe të bartin përgjegjësi për vendimet në këtë drejtim”, tha Shilegov.

Ai megjithatë nuk zbardhi nëse po diskutojnë me BDI-në dhe kur mund të ketë takim mes Zaevit dhe Ahmetit

“Kini durim, në atë moment kur një informatë do të jetë e denjë për ta kumtuar, do ta bëjmë dhe do ta ndajmë. Nuk duam të spekulojmë me informata për shkak do të shkaktohet huti edhe më e madhe” tha Shilegov duke shtuar se kur do të ndahet mandati, Zaev do t’i kumtoj qëndrimet e LSDM-së për Platformën e partive shqiptare.