Maqedoni Shefi i OSBE-së do të takohet me krerët shtetëror dhe politik

Shefi i OSBE-së do të takohet me krerët shtetëror dhe politik

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier sonte do të arrijë në Shkup për shkak të krizës së re pas vendimit mos të ndahet mandati për formimin e Qeverisë.

Zanier gjatë ditës do të takohet me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki, presidentin Gjorgje Ivanov, liderët e partive politike si dhe përfaqësuesit e organizatave civile.

Javën e shkuar, pasi Ivanovi vendosi të mos e ndaj mandatin, Zanier përmes rrjetin social Twitter shprehi shqetësim dhe paralajmëroi vizitën e tij në Maqedoni.

“Jam i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Sundim të së drejtës patjetër të ketë. Javën e ardhshëm do ta vizitoj Shkupin dhe do të kem takime me përfaqësuesit e pushtetit, liderët e partive politike dhe përfaqësuesit e OJQ-ve. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit janë bazë e fortë për formimin e Qeverisë që do t’i përfaqësoj interesat e qytetarëve”, shkroi Zanier në Twitter.