Maqedoni Sela: Përgjegjësi nga ata që dëmtuan shtetin dhe popullin

Sela: Përgjegjësi nga ata që dëmtuan shtetin dhe popullin

Qindra qytetarë sot protestuan nëpër qendër të Shkupit kundër obstruksioneve të Prokurorisë speciale dhe burgosjen e shqiptarëve me urdhër të pushtetit aktual.

Protesta të cilën e organizuan Lëvizja për Reforma në PDSH, Shoqata e ish të burgosurve politik dhe shqiptarë të përndjekur në Maqedoni, Lidhja e veteranëve të luftës –UÇK dhe shoqata tjera civile filloi në Bit Pazar dhe përfundoi para Kuvendit.

Protestën e udhëhoqi kreu i LR-PDSH, Zijadin Sela ndërsa protestuesit duke mbajtur flamur të madh kombëtarë, gjatë marshi brohoritnin “Ali tradhtari” “Kush nuk del, nuk është shqiptar”, “UÇK”.

Sela të pranishmëve u tha se këtu është për demokraci, por jo për biznes- demokraci.

“Ne këtu jemi sepse Maqedonia është edhe e shqiptarëve. Protestojmë kundër rasteve të montuara për shqiptarët. Mbështetim punën e Prokurorisë speciale. Kërkojmë përgjegjësi nga ata që dëmtuan shtetin dhe popullin”- deklaroi Sela.