Maqedoni LSDM-ja nuk ka ekip për në Brukesel, kurse VMRO- DPMNE-ja s’ka telefon!

LSDM-ja nuk ka ekip për në Brukesel, kurse VMRO- DPMNE-ja s’ka telefon!

LSDM-ja akoma nuk ka zgjedhur ekipin që duhet të shkojnë në bisedimet me VMRO- DPMNE-në Bruksel, të martën më (31 mars 2015). Nga partia në pushtet, nuk arritëm të marrim përgjigje për atë se a kanë formuar ekipin i cili do të rregullojë dallimet me oponentët dhe Maqedoninë do ta nxjerr nga kriza politike.

Askush nga VMRO- DPMNE-ja me ditë të tëra nuk  iu përgjigjet telefonatave të Agjencisë së Lajmeve “Meta”.

Zëdhënësi i LSDM- së, Petere Shilegov, na deklaroi se duhet nga Brukseli të  kthehet nënkryetarja e Radmila Sheqerinska, e cila do të informojë për zhvillimet në vend, me çka do të vendosin për takim eventual.

Tani për tani nuk kemi gjë. Presim që nënkryetarja të kthehet nga Brukseli,  e atëherë do të vendosim për hapat  që do të ndërmarrim- thotë Shilegov.

Parlamentarët evropian të cilët do të përpiqen të ndërmjetësojnë dialogun politik ndërmjet VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së  janë Ivo Vajgëll, Edvard Kukan dhe Riçardh Hovit.