Мета.Zgjedhje Samaras nuk i ka lënë Ciprasit as letër tualeti e as fjalëkalimin...

Samaras nuk i ka lënë Ciprasit as letër tualeti e as fjalëkalimin e Wi Fi-së

Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Cipras, mbrëmë gjatë arritjes në rezidencën e re zyrtare ka ngelur i habitur kur ka vërejtur se administrata në largim me vete i ka marrë kompjuterët, dokumentet, madje edhe mjetet higjienike- shkruan gazeta britanike “Guardian”.
-Ata kanë mbledhur çdo gjë. Më duhej 1 orë që të gjej sapun- tha Cipras.
Në mënyrë tradicionale, kryeministri i mposhtur grek qëndron në rezidencë deri në ardhjen e zëvendësit së tij për t’ia uruar fitoren dhe për t’i dëshiruar fat. Mirëpo, siç shkruan kjo gazetë, Andonis Samaras me siguri aq shumë është ngutur, saqë as fjalëkalimin e Wi Fi-së nuk ua ka lënë”.
-Qëndrojmë në derrërisë. S’kemi as internet, as e-mail, nuk kemi si të komunikojmë mes vete- ka deklaruar njëri nga personeli i Cipras për gazetën gjermane “Shpigel”.
Cipras madje mbrëmë ka arritur ta gjej fjalëkalimin e profilit të tij zyrtar në Twitter. Në postimin e tij të parë në Twitter, Cipras ka përsëritur betimin, të cilën e dha 24 orë më herët, duke premtua se do ta respektoj Kushtetutën dhe se çdoherë do t’u shërbej interesave të popullit grek.
Megjithatë, administrata e re edhe më tej ka probleme me marrjen e tërësishme të sistemit. 72 orë pas përfundimit të zgjedhjeve, në sitin zyrtarë të qeverisë greke si kryeministër qëndron edhe Samaras.