Bota Rusia sanksionet e ShBA-së i vlerësoi të kota

Rusia sanksionet e ShBA-së i vlerësoi të kota

Rusia sanksionet amerikane i vlerësoi të kota dhe shton se do t’i kundërvihet masave, por duke mos precizuar se si do të bëjë atë. Moska në kumtesën e sotme thotë se do të pres sa është e nevojshme ShBA-ja  t’ia pranojë të drejtën historike të gadishullit Krim, që këtë vit u nda nga Ukraina dhe iu bashkua Rusisë. Ministria e Punëve të Brendshme sot shprehën keqardhje se ShBA-të dhe Kanadaja akoma nuk mund t’i pranojnë rezultatet e referendumit të Krimesë nga marsi i vitit të kaluar. Prej atje thonë se disa sanksione të reja nuk do të shtynë Rusinë të heq dorë nga Krimeja, sepse është” historike dhe pjesë integrale e Rusisë”.

Shtet e Bashkuara të Amerikës mbrëmë ndërmorën bojkotin ekonomik dhe urdhëruan për ndalim të importit të mallrave të teknologjisë dhe shërbimeve nga Krimeja.