Nga nisma civile “Ohrid SOS” reagojnë ndaj ndërtimit të objektit të madh në një prej lokaliteteve më tërheqëse në bregun e Ohrit. Gjendet menjëherë afër hotelit “Ineks”, menjëherë nën vilën e MPB-së, ku do të ndërtohet hotel i brendit “Small Luxury Hotels”.
Sipas njoftimeve, objekti do të shtrihet në sipërfaqe prej 7000 m/katrorë. Parashihen të ndërtohen 50 dhoma, 120 karrige ndërsa i tërë investimi pritet të kap shifrën prej 12 milion eurove.
Bëhet fjalë për zinxhir hotelesh në botë me mbi 500 objekte në gjithë kontinentet.
Në hapësirën e njëjtë, më 24 korrik të vitit 2011 kishte zjarr, por kjo deri më sot ngeli vetëm mister.
Pikërisht në pjesën ku parashihet të ndërtohet, u dogjën drunj pishe dhe dëllinje me sipërfaqe prej mbi 500 m/katror.
Nga nisma civile “Ohrid SOS” tregojnë se çmendura e quajtur “prishja e natyrës së Ohrit” nuk ka të ndalur. Ata thonë se natyra sërish është gjunjëzuar para eskavatorëve dhe se kjo që po ndodh me të vërtetë është alarmuese.
“Projektet e planifikuar me siguri do të thonë humbje të mbrojtjes nga UNESKO që Ohri dhe liqeni e kanë që prej vitit 1980. Po përpiqemi problemin ta zgjidhim përmes rrugës institucionale, por lufta është e gjatë dhe e pasigurt. Për këtë, kërkojmë mbështetje nga të gjithë qytetarët e R. së Maqedonisë dhe më gjerë. Bashkohuni në luftën tonë për shpëtimin e Liqenit të Ohrit.