fbpx

LSDM-ja: Ku janë drunjtë?

-

Mbjellja e fidanëve është punë fisnike, nëse kjo është reale dhe ka rezultatet për mjedisin jetësor. Por, çfarë ndodh me Maqedoninë: Pushteti futi në borxh qytetarët me shuma marramendëse për aktivitet për të cilat jo vetëm që nuk ka efekt, sipas informatave të dhëna, por edhe se Fondi i pyjeve po zvogëlohet, theksoi sot në konferencën për shtyp nga LSDM-ja Pece Mirçeski, kryetar i Komisionit të mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor .

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikave, për katër vite që kur ka filluar aksioni i parë “Dita e drurit”, Fondi i pyjeve në vend që të rritet ai ka pësuar rënie edhe atë prej 50 për qind. Në më shumë se 28000 hektarë janë mbjellë fidanë, kur filloi aksioni, në vitin 2012 sipërfaqja me pyje është zvogëluar për 1400 hektarë. Dhe ky projekt “Dita e drurit” ka çuar huq rreth 4 milion euro, para të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë! Dhe e gjithë kjo vetëm sipas përllogaritjeve të informacioneve që kemi. Sipas paragrafit buxhetor për këtë qëllim, prej vitit 2008- 2010 janë harxhuar 1,5 milion euro para të qytetarëve, kurse në vitin 2011 pushteti as që planifikon në buxhet të ndaja para për këtë ditë. Për “Ditën e drurit” qeveria po fut në borxh tek NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe ky borxh deri në fund të vit 2012, sipas raportit të rishqyrtimit, është 150 milion denarë ose 2,5 milion euro”- tha Mirçevski.

Qeveria tha ai, është e detyruar t’iu përgjigjet qytetarëve. Ku janë këto 4 milion euro, para të popullit? A është e saktë se Inspektorati i Pyjeve gjatë kontrollit të sipërfaqeve ka konfirmuar, se as gjysma e fidanëve të mbjellë nuk janë zënë e as kanë vegjetuar?

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.