Maqedoni RDM kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të ndotjes

RDM kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të ndotjes

Partia e RDM-së sot kërkoi Qeveria të shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes ndërsa Ministria e ambientit jetësor menjëherë të gjej masa urgjente për riparimin e problemit- njoftoi se në konferencën shtypi zëdhënësi i RDM, Toni Ristov.

Partia siç tha Ristov tanimë ka masa konkrete për tejkalimin e problemit. Ato propozojnë të shpallet regjim i jashtëzakonshëm që do të zgjat deri në fund të dimrit, ndalimin e aktiviteteve ndërtimore, ndryshimin e regjimit në trafik me aplikimin e zonës së obligueshme “të gjelbër”. RDM gjithashtu rekomandon shtigje për kalimtar dhe biçikleta nëpër qytet si dhe ndalimin e lëvizjes së automjeteve të rënda për transport nëpër qytet.

Partia konsideron se Qeveria duhet të ofroj mbështetje buxhetore për furnizimin me gazin, furra me djegie, panele diellore për ujë të ngrohët dhe izolim të shtëpive si dhe të bëhen kontrollimi i punëve nëpër fabrikat industriale.