Kronikë Vdes një punëtor, bie nga kati i tetë i ndërtesës

Vdes një punëtor, bie nga kati i tetë i ndërtesës

Në lagjen “Aerodrom” në rrugën Pandel Shishkov, në afërsi të poliklinikës “Jane Sandanski” sot rreth orës 14 humbi jetn 36 vjeçari Ile Gj., i cili ka punuar në ndërtimin e ndërtesës.

Ai ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë.  Policia ka bërë hetimin në vendgjarje dhe trupi është dërguar në obduksion.

Policia pas ngjarjes ka informuar inspektoratin e punës, i cili do të konfirmojë se i ndjeri I.Gj, a ka poseduar pajisjen e nevojshme për tu mbrojtur në vendin e punës.