Maqedoni PSP për vendimin e Ivanov: Anulimi i faljes duhet të vlej për...

PSP për vendimin e Ivanov: Anulimi i faljes duhet të vlej për të gjithë

Prokuroria speciale sot nuk do të del me koment lidhur me vendimin e presidentit, Gjorgje Ivanov për tërheqjen e vendimit për 22 politikan pasi ende nuk dinë për cilët persona ka të bëjë vendimi i presidentit, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e PS-së, prokurorja Lençe Ristoska.

“Qëndrimi jonë është se nuk ekziston arsyetim për qasje selektive kur bëhet fjalë për realizimin e sundimit të së drejtës dhe zbatimin e drejtësisë” deklaroi Ristoska.

Nga PSP jo-zyrtarisht thonë se vendimi për tërheqjen e faljeve duhet të zbatohet për të gjithë e jo vetëm për disa.

Prej atje shtojnë edhe se nuk kanë marrë dhe presin përgjigje nga kabineti i Ivanov lidhur me kërkesën e PSP-së prej ku presidenti i ka marrë të dhënat për personat ndaj të cilëve ka procedura para- hetimore.