Maqedoni PSP kërkoi përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme pasi përmendet në “bombat”

PSP kërkoi përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme pasi përmendet në “bombat”

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot pranë Gjykatës Supreme të R. së Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për përjashtimin e kryetarit të gjykatës më të lartë, me arsyetimin se Jovo Vangelovski është pjesë e “bombave” edhe atë në periudhën kur ka kryer funksionin në Supremen.

Në kërkesën e sotme nga PSP thuhet se në bisedat e përgjuara ka bisedë mes ministrit të atëhershëm të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe Jovo Vangelovski i cili edhe në atë kohë ishte kryetar i Supremes, me çka ka “rrethana që shkaktojnë dyshim për animin e tij, që është arsye për përjashtimin e gjykatësit në bazë të nenit 33, paragrafi 2 nga Ligji për procedurë penale”. Siç sqarojnë nga Specialja në kërkesë, kjo bisedë vë në pikëpyetje paanshmërinë e Vangelovskit që të veproj në lëndë të këtillë, për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga interesi i tij paraprak për zgjidhjen e lëndës në drejtim të caktuar.

Zvërlevski të hënë dërgoi kërkesë pranë Supremes për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” gjegjësisht që Gjykata Supreme t’i shfuqizojë vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga 7 marsi 2017 dhe Gjykatës së Apelit nga 15 marsi 2017 dhe lëndën ta kthejë në rigjykim.