Maqedoni PSP-ja për fjalimin e Gruevskit: Nuk komentojmë deklarata politike

PSP-ja për fjalimin e Gruevskit: Nuk komentojmë deklarata politike

Prokuroria speciale nuk i komenton deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE- së, Nikolla Gruevski, i cili dje, me rastin e ditëlindjes së 26-të të partisë, mes tjerash deklaroi se PSP-ja e ka humbur besueshmërinë e saj dhe se punon në mënyrë joprofesionale dhe nën diktatin e LSDM-së.

„Siç kemi deklaruar disa herë, kjo Prokurori Publike nuk komenton deklarata politike”, përgjigjen shkurtimisht nga Kabineti i prokurores speciale Katica Janeva, ndaj kërkesës për të komentuar deklaratat e Gruevskit.

Lideri i VMRO-DPMNE tha se njëra prej strategjive të reja të PSP-së është që me hapjen e hetimeve dhe kërkimin e paraburgimit për anëtarë dhe për funksionarë të partisë ushtrohet presion ndaj gjykatës.

„Duke mos ditur se si t’i ushtrojnë edhe më shumë presion gjykatës, kryesia me motivim partiak e PSP-së filloi të hapë hetime për gjithçka, hetime të kota pa material elementar dëshmues. Kjo është një nga strategjitë e reja të PSP-së. Qëllimi nuk është që të komprometohen dhe dyshohen publikisht politikanët se janë fajtorë për diçka, me vetë faktin që i referohen gjykatës dhe ngarkohen, por edhe ta sjellin në situatë që vetë gjykata, kallëzimet e kota t’ua hedhë poshtë dhe pas një kohe të bëjnë listë të gjatë të kallëzimeve të refuzuara, me të cilën sërish duke e komprometuar gjykatën se ua hedh poshtë të gjitha ose pjesën më të madhe të kallëzimeve, të tentojnë që t’i ushtrojnë presion, që i njëjti që të mos jetën nën presion, të fillojë të pranojë hetime ose aktakuza pa dëshmi”, tha Gruevski.