Maqedoni PSP: Ankimohen vendimet e Gjykatës penale në Shkup, hetimi vazhdon

PSP: Ankimohen vendimet e Gjykatës penale në Shkup, hetimi vazhdon

Prokuroria speciale publike mbrëmë vonë përmes faqes zyrtare në Facebook njoftoi se ka dorëzuar ankesë deri në gjykatë për mos- shqiptimin e masës paraburgim për tetë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore në aksionin “Titanik”.

“Janë ankimuar vendimet e Gjykatës penale në Shkup. Hetimi vazhdon” thuhet në njoftimin e PSP-së në Facebook.

Këshilli i gjykatës themelore Shkupi 1 i përbërë nga tre gjykatës në afat prej 48 orë duhet të prononcohet lidhur me ankesën e PSP.

PSP të premten njoftoi aksionin e parë të quajtur Titanik dhe kërkoi paraburgim për të dyshuar për mashtrime zgjedhore. Në mesin e të dyshuarve janë ish ministrat Janakieski dhe Jankulloska, kryetari i Pustecit, Temelko si dhe sekretari i Qeverisë, Bozhinovski.

Janakieski, Temelko dhe dy tjerë përfunduan bisedat e tyre informative në Gjykatën themelore Shkupi 1, por nuk morën masën e paraburgimit. Jankulloska dhe Bozhinovski përmes avokatëve të tyre kanë njoftuar gjykatën se për shkak të udhëtimit nuk kanë qenë në mundësi të paraqiten në gjykatë.