Ekonomi Neto ­paga mesatare e paguar mujore në mars 21.402 denarë

Neto ­paga mesatare e paguar mujore në mars 21.402 denarë

­ Neto ­paga mesatare e paguar mujore në muajin mars të këtij viti arrin 21.402 denarë dhe në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar është më e lartë për 1,9 për qind, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë. Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në neto­ pagën mesatare mujore të paguar për të punësuarit në sektorët: “art, argëtim dhe rekreacion” për 9,4 për qind, “aktivitete të tjera shërbyese” për 7,1 për qind dhe “aktivitete për mbrojtje shëndetësore dhe sociale” për 5,5 për qind. Rritje të neto­ pagës të paguar mesatare mujore për punonjësit në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: “miniera dhe nxjerrje të gurit” për 15,6 për qind, “bujqësi, pylltari dhe peshkatari” për 6,8 për qind dhe “tregti me pakicë dhe shumicë”, “korrigjim i automjeteve motorike dhe motoçikletave” për 6,2 për qind. Bruto ­paga e paguar mujore në muajin mars ka arritur 31.455 denarë. Në muajin mars të këtij viti 1,1 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë paga.