fbpx

Pagë të trembëdhjetë për punonjësit administrativ

-

Punonjësit administrativ do të marrin rrogë të trembëdhjetë, por vetëm një pjesë e vogël e tyre. Me këtë rrogë do të shpërblehen 5% e më të mirëve në administratë, sipas vlerësimeve që do t’i fitojnë nga qytetarët dhe shefat e tyre. Këto janë risitë ligjore që i prezantoi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Ivo Ivanovski.

-Në mënyrë shtesë, në lidhje me avancimin e karrierës së të punësuarve, në fillim të vitit vendosen tregues objektiv nga shefat dhe në bazë të këtyre treguesve do të matet suksesi i të punësuarit. Vlerësimi do të jetë edhe më objektiv nga ajo që sot është në R. e Maqedonisë, ku do të vlerësojnë ata që janë kolegë tuaj, nga qytetarët dhe ata që janë mbi dhe nën ju, kuptohet, 5% më të mirë të punonjësve do të marrin rrogën e trembëdhjetë- thotë Ivanovski.

Me sistemin e ri që e përgatitin institucionet shtetërore dhe ato komunale, nuk do të mund të punësohen mbi 50% nga numri i tanimë të punësuarve. Këto janë ndryshimet ligjore që vlejnë në administratën shtetërore, komunale dhe publike.

Ministri Ivanovski nuk tregoi se ku përputhen ato 3000 persona me marrëveshje të përkohshme, të cilëve do t’u transformohet marrëdhënia e punës.

Disa sindikatë javën e kaluar kritikuan ndryshimet ligjore në veçanti në pjesën e tregimit të certifikatës së shtrenjtë për njohjen e gjuhës, që në çdo 2 vit duhet vet ta paguajnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.