fbpx

Shtetasit e Maqedonisë me paga më të ulëta në Ballkan

-

Pagat mesatare në vendet e rajonit kanë dallim të madh, dallojnë shumë mes tyre. Kështu, mesatarisht një punëtor në Slloveni paguhet sa trefishi i asaj shume që e merr një punëtor në Maqedoni. Sipas Entit të Statistikave të Sllovenisë, paga mesatare në muajin maj arriti në 1,008 euro, ndërsa menjëherë pas sllovenëve, pagat më të larta në rajon i marrin kroatët, ku paga mesatare në maj arriti në 749 euro. Ndërkohë, në mes të listës gjendet Kosova pagë mesatare prej me 441 eurove, ndërsa Shqipëria është ndër vendet me pagë më të ulët mesatare, e vlerësuar në 374 euro. Në fund të listës janë Serbia dhe Maqedonia, ku pagat mesatare mezi tejkalojnë shumën prej 350 eurove. Enti Statistikor i Serbisë ka thënë se të ardhurat mesatare në maj ishin 366 euro, ndërsa sipas Entit të Statistikave të Maqedonisë, paga mesatare neto maj ishte 355 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.