Maqedoni Besimtarët ortodoks hidheshin të kapin kryqin e shuguruar në ujërat e bekuar

Besimtarët ortodoks hidheshin të kapin kryqin e shuguruar në ujërat e bekuar

Sot në të gjithë Maqedoninë besimtarët ortodoks kremtojnë festën e Theofanisë ose Ujët e Bekuar. Pas mbajtjes së liturgjive në tempujt kishtar, besimtarët u nisën në vendet ku kryqi i shenjtë hidhej në ujë, të cilat më herët u shuguruan nga përfaqësuesit kishtarë.  Besimtarët pas shugurimit mbushin nga uji  i bekuar, për të cilin besohet se është shërues.

Në ngjarjen qendrore solemne në Shkup, kryqin e  bekua nga lumi Varad e nxori Dushan Çimev nga Vinica, kurse nga Liqeni i Ohrit- Cvetan Mickovski nga fshati Bellçishte.

Në kremtimin e Gostivarit, e cila mbahet  më shumë se 70 vite, 28  vjeçari Darko Lavdinov kapi kryqin që në Vardar e bekoi mitropoliti z. Josif. Në shënimin e kësaj feste, në Gostivar mori pjesë edhe presidenti i shtetit Gjogre ivanov, i cili Lavdinovit i dhurojë kryq të punuar nga filigrani.

Presidenti Ivanov  mori pjesë edhe në solemnitetin e Tetovës, ku kryqin e kapi 28 vjeçari Daniel Milosheski. Kryqi u hodh në basenin e oborrit të tempullit kishtar “Shën Kirli dhe Metodi”.

Kryeministri Nikolla Gruevski këtë ritual solemn e përcolli nga Velesi, ku në mesin e 100 kandidatëve të paraqitur më fatlumi ishte 28 vjeçari Dragan Milkov, i cili nga kryeministri fitoi Laptop. Ku paraprakisht në kishën “Shën Spas, u mbajt liturgji.

Në Strumicë, Ivo Jonkov nga Bugarija kapi kryqin që u hodh në basenin “Akuaris”, kurse”  paraprakisht në ora 10.30 në  u mbajt liturgji kishën “Shën Kirli dhe Metodi”.

40 djem u hodhën në basenin e tempullit kishtar “Shën Nikola “ në Kumanovë, më fatlumi ishte 20 vjeçari Viktor Pektovski, i cili për të pestën herë hidhej për të kapur kryqin.

Në Delçev, kryqi u hodh në lumin Bregallnica, kurse  kryqin e nxori 20 vjeçari  Vinko Zlatkovski nga fshati Gabrovo.

Në ujërat e Kriva Rekës në Kriva Pallankë, kryqin e nxori Nikola Jovanovski, i cili në ujë u fut së bashku edhe me 50 besimtarë të tjerë.

Në Dibër, kryqin e kapi Goran Jovevski, i cili deri më tani është hedhur pesë herë, por këtij ia doli të kap kryqin e shenjtë. Këtë vitin në Episkopinë e Bregalnicës u vendos që kryqi të hidhej vetëm në lumin e Bregallnicës, e jo edhe në basenin e qytetit siç ishte vitin e kaluar. Nga episkopia përveç kësaj, vendosën që popullatës së grave t’i ndalohet pjesëmarrje aktive në këtë ritual.

Në Dibër, kryqin e bekuar e hodhi Blagoja Spirovski,  peshkop i famullisë së Dibrës, në basenin i cili gjendet në oborrin e kishës “Shën Petka”. Kryqin e kapi Aleksandër Micevski nga Ohri, me prejardhje dibrane, nxënës i shkollës së mesme të mjekësisë. Për të kjo është radha e dytë që kap kryqin.