Maqedoni Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër emigrantëve në kufirin maqedonas

Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër emigrantëve në kufirin maqedonas

Forcat speciale të Maqedonisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra migrantë dhe refugjatë, të cilët kanë bërë përpjekje të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, përkatësisht nga pika kufitare Gjevgjeli, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

Qeveria maqedonase dje shpalli gjendje krize dhe mbylli kufirin jugor për emigrantët, kryesisht sirian që vijnë nga Greqia.

Ata natën e kanë kaluar në qiell të hapur në zonën kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë.