Galeria Policia ruan 3570 thasë me material zgjedhor në Klubin e deputetëve

Policia ruan 3570 thasë me material zgjedhor në Klubin e deputetëve

Në Klubin e deputetëve, nën sigurim të lartë policor gjenden 3570 thasë me material zgjedhor. Mbrëmë pas mbarimit të zgjedhjeve, e deri më sot, thasët me fletëvotime dhe materiali tjetër për votim nga të gjitha vendvotimet barten në Klubin e deputetëve, ku komisioni i KSHZ-së bën procesverbale.

Përgjatë bulevardit “Teodosi Gologanov” ka shumë furgonë, automobila, por edhe automjete policore.

“Nëpër thasë ka material të besueshëm që duhet komisioni i KSHZ-të ta verifikoj. Ato nuk hapen, por se janë të tejdukshëm dhe kanë shirita ku shkruan se çfarë përmbajnë brenda thasët. Nëse ka ankesa, këto material të besueshme do të shërbejnë si dëshmi. Materiali zgjedhor do të jetë në Klubin e deputetëve derisa KSHZ të mos përgatit procesverbalet e më pas do të transportohet në depot tona. Më herët, kjo procedurë bëhej në hapësirën e madhe të KSHZ-së, por tani e përdorim pres- qendrën dhe për këtë materiali votues për këtë zgjedhje ruhet në Klubin e deputetëve” thotë zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.

Ajo shton se afati për dorëzimin e ankesave pranë KSHZ-së është 48 orë ndërsa skadon nesër në ora 19.