Maqedoni Pas “bombës” së re të Zaev: A janë të gjalla negociatat dhe...

Pas “bombës” së re të Zaev: A janë të gjalla negociatat dhe marrëveshje për zgjedhje në prill?

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev prej orës 14 e 40 minuta para selisë së partisë, deklaroi se nuk do të merr pjesë në takimin që pritet të mbahet më 10 qershor në Bruksel.

“Bomba” e re e Zaev shpërtheu njëjtë fuqishëm si dhe bisedat e mëhershme të përgjuara që ishte e nxitur nga komisari Han ku ai tha se OSBE dhe ODIHR pozitivisht i kanë vlerësuar zgjedhjet e kaluara në Maqedoni.

Për momentin është e paqartë nëse kjo deklaratë e Zaev do të thotë ndërprerje të negociatave në Shkup dhe Bruksel dhe nëse në fuqi ngel edhe marrëveshja për zgjedhje të parakohshme.

Edhe pse kaluan thuajse 2 orë, deri më tani asnjë parti politike apo person nuk kanë reagime zyrtare për deklaratën e Zaevit. Zëdhënësit e partive tjera nuk përgjigjën thirrjeve ndërsa ekspertët kërkojnë kohë që ta tregojnë qëndrimin për hapin e këtillë të liderit opozitar.

Për dallim nga konferenca e mëparshme për shtyp të Zaevit, këtë herë lideri i LSDM-së nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.