Maqedoni PLD: Formim urgjent të një gjykate speciale për rastet e Prokurorisë speciale...

PLD: Formim urgjent të një gjykate speciale për rastet e Prokurorisë speciale publike

Partia Liberal-demokrate sot kërkoi formimin urgjent të një gjykate speciale në RM, për procedimin e aktakuzave të PSP-së.

“Paralajmërojmë se “swarovski-gjyqësorin” dhe në përgjithësi sistemin, i cili në të gjithë nivelet e pushtetit gjyqësor dhjetë vite e ndërtonin Gruevskin dhe “familja”, ka mundësi të sakrifikojnë punën dhe mundin e prokurorëve speciale në lëndën “Titanik”. Theksojmë nevojën e plotësimit urgjent të Marrëveshjes së Përzhinos me formimin e një gjykate speciale, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtarë, i cili do t’i respektojë standardet e transparencës, pavarësisë dhe sundimit të së drejtës” thuhet në njoftimin e partisë.

PLD druan se për aktakuzat e dala nga kabineti i prokurores Janeva do të ketë obstruksione nga gjykatës që janë ndihmës të “familjes” dhe partisë në pushtet  dhe do të tentojnë nga aktakuzat të bëjnë farsë.