Maqedoni Petkovski: “Makedonska banka” është lodër në krahasim me “bombën” e Zaevit

Petkovski: “Makedonska banka” është lodër në krahasim me “bombën” e Zaevit

Ne shkojmë me qëllimin e vetëm të mësohet realiteti, e vërteta për mënyrën me të cilën në Republikën e Maqedonisë qeveriset dhe, përfundimisht, të dalin në shesh të gjitha ato njohuri për korrupsionin, meskinitetin, kriminalitetin, dimensionet morale të njerëzve që udhëheqin sot Republikën e Maqedonisë. Kontratat që bëhen në sferën e marrëdhënieve ndëretnike, ata flasin për tradhtarë, negociojnë direkt me Greqinë, me njerëz të udhëheqjes më të ngushtë të Gruevskit, dhe “aktrojnë çmenduri” se nuk negociojnë, nuk bisedojnë, thotë lideri i PRSD, Tito Petkovski gjatë intervistës së sotme për “Radio Evropa e Lirë”.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a di se për çfarë “bombe” flet kryetari i LSDM, Zoran Zaev, ai thotë se ajo domethënë përmbledhje e dokumenteve dhe të dhënave të ndryshme, fakteve, fakteve relevante, për mënyrën e qeverisjes, ndryshe për jondërgjegjen e Qeverisë në të gjitha sferat e jetës.

-E dhëna, apo afera për Makedonska bankën dhe “Aktorin” janë lodër e zakonshme në krahasim me faktet që Zaev ka në disponim-thotë Petkovski.