Maqedoni Peterle: BE duhet me vendosmëri të veprojë që të stabilizohet Maqedonia

Peterle: BE duhet me vendosmëri të veprojë që të stabilizohet Maqedonia

BE duhet me vendosmëri të veproj që të ndihmoj që të stabilizohet gjendja në Maqedoni, e cila ka perspektivë të qartë evropiane, konsideron euro- deputeti slloven nga Partia popullore evropiane dhe kryetari i delegacionit parlamentar për Maqedoninë, Alojz Peterle.

“Natyra ndëretnike, ndërfetare, post- totalitare dhe ajo e pas luftës në Ballkan nuk duhet të nënvlerësohen. Nisma që të përfshihen dy liderëve kryesore politik në biseda është shenjë e mirë se bëjmë çdo gjë që kriza të mos përshkallëzohet. Angazhimi i jonë duhet të jetë më i gjerë dhe i vazhdueshëm, me angazhimin e nivelit më të lartë politik derisa të arrihet zgjidhje- njoftoi Peterle

Euro- deputeti slloven thotë se Maqedonia ka bërë progres të konsiderueshëm dhe se është në interes të BE-së të ruhet perspektiva evropiane e Ballkanit.

“Konsideroj se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen gjatë bisedimeve aderuese sepse vendi i pritjes nuk e siguron fuqinë evropiane transformuese, që nevojitet për integrimin e Ballkanit në BE- shtoi Peterle.