Maqedoni Pas shkurtimit të buxhetit të KSHZ-së: A do të ketë zgjedhje sivjet?

Pas shkurtimit të buxhetit të KSHZ-së: A do të ketë zgjedhje sivjet?

Qeveria me rebalancin e buxhetit për sivjet, për 400 milionë denarë e shkurtoi buxhetin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që e hapi çështjen nëse sivjet fare planifikohen zgjedhje.

Në fillim të këtij viti, kur deputetët e miratuan buxhetin, për KSHZ-në ishin parashikuar më shumë se 531 milionë denarë, ndërsa me rishikimin, për të cilin deputetët do të duhej të votojnë javën e ardhshme në Kuvend, kjo shumë ulet për 400 milionë denarë dhe të KSHZ-së dhe mbetet buxhet prej thuajse 104 milionë denarëve.

Nëse shikohen vitet paraprake zgjedhore, sivjet KSHZ-ja ka thuajse buxhetin më të vogël.

Në vitin 2013, kur u mbajtën zgjedhje lokale, buxheti i KSHZ-së ka qenë më shumë se 196 milionë denarë, ndërsa aq ka mbetur edhe pas rishikimit.

Në vitin 2014, kur u mbajtën zgjedhje presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, buxheti i KSHZ-së arrinte thuajse 303 milionë denarë, ndërsa me rishikimin është rritur në thuajse 304 milionë denarë.

Nga partia opozitare LSDM paralajmëruan se sot në konferencë për media do t’i shprehin qëndrimet e veta për uljen e buxhetit të KSHZ-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet, nga ana tjetër, në pyetjen nëse ulja e buxhetit të KSHZ-së do të thotë se nuk do të ketë zgjedhje sivjet, për përgjigje na drejtuan nga Qeveria, meqë ajo ka pasur arsyetim, ndërsa qëndrimin e partisë do të shprehin gjatë ditës.