Maqedoni Pamje e re e uniformave policore deri vitin 2020

Pamje e re e uniformave policore deri vitin 2020

Projekti “Strategjia për zhvillimin e policisë 2016-2020” që u promovua sot në Info- qendrën e BE-së në Shkup, do të sjell edhe dukjen e re të uniformave policore.

Këtë si një prej synimeve konkrete në strategjinë e re, në promovim e paralajmëroi lideri i ekipit të projektit, eksperti për funksionim të përgjithshëm policor, Aleksandar Krebl.

“Pamje të re të uniformave të policisë. Nuk e kam qëllimin për ndryshime dramatike në këtë drejtim, por duhet të kujdesemi për dukjen e nëpunësve policor” tha Krebl.

Në strategjinë si e patjetërsueshme është theksuar nevoja e dukjes së re të uniformave policore sepse pamja e deritanishme dhe cilësia janë nën standardet.

“Uniformat e tashme policore nuk janë praktik dhe s’kanë cilësinë përkatëse. Zbatimi i pjesshëm i kodit për dukje profesionale shkakton efekte negative kur bëhet fjalë për respekt dhe besim. Është e nevojshme që të ndryshohet dukja e policëve” thuhet në tekstin e “Strategjisë për zhvillim të policisë 2016-2020”.