Bota Pakistan: 57 të vrarë gjatë përplasjes së autobusit me pasagjer me cisternë...

Pakistan: 57 të vrarë gjatë përplasjes së autobusit me pasagjer me cisternë nafte

Pesëdhjetë e shtatë njerëz  njerëz kanë vdekur, pasi një autobus pasagjerësh është përplasur me një cisternë të naftës, pranë qytetit Karaçi. Siç lajmëruan mediet lokale, pas përplasjes ka shpërthyer flake, që i ka djegur tërësisht autobusin dhe cisternën. Shërbimet mjekësore pakistaneze lajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Siç lajmëroi zyrtarë të policisë pakistaneze, cisterna e cila ka lëvizur me shpejtësi të madhe, në një moment  për arsye të panjohura ka kaluar në kahun e kundërt autostradës dhe është përplasur me autobusin.