fbpx

Dime Spasov konfirmon se çdo gjë ka qenë e “kurdisur” me kërcënime dhe pistoleta të drejtuara

-

“Pasi prisja hetim transparent dhe të ndershëm nga MPB, vendosa që tani të drejtohem para opinionit për rastin që vlerësoj se është kurdisje klasike nga opozita. Raporti i MPB-së më shumë duket si raport partiak sesa policor. LSDM keqpërdor MPB-në që të bëj skenar dhe kurdisje policore që të njollos imazhin tim dhe nderin tim” deklaroi Dime Spasov në deklaratën ekskluzive në TV Nova duke shtuar se ndjehet keq pasi ka qenë viktimë e kurdisjes në kurriz të tij.

Sipas deklaratave të tija në intervistë, mbrëmja turbulente e Dime Spasovit ka filluar rreth orës 23. Ai pohon se është nisur nga stadiumi i qytetit “Filipi i Dytë” drejt rrugës “Ilindenska”, më pas ka kthyer në të majtë afër Kopshtit Zoologjik dhe sipas rregullit ka pritur dritën jeshile. Përderisa ka pritur semafor, siç thotë Spasov, person i panjohur është afruar te makina e tij dhe ka tentuar ta hap derën e makinës zyrtare “Tuareg”, duke e kërcënuar zv- ministrin me jetën e tij.

Më pas, siç rrëfen ai, pasi është ndjerë i kërcënuar, ka vazhduar të vozit, i ka kaluar semaforët dhe është ndalur tek fabrika “Treska”. Kur është nisur, ka vërejtur se personi është futur në automjetin e tij dhe ka vazhduar ta ndjek. Personi gjithashtu është ndalur tek fabrika “Treska”, ku është ndalur edhe Spasovi, por sipas deklaratave të tij, këtë herë afër automjetet janë afruar dy persona dhe përsëri e kanë kërcënuar me jetë dhe kanë tentuar t’i hapur dyert e “Tuaregut”.

“Pasi kishte rrezik, vendosa të vozis dhe të ik, ktheva në të majtë në bulevardin “Teodosij Gologanov”. Te “Vero 2” pasi ktheva në rrugicë të ngushtë, kishte kontakt me makinë tjetër në kalim. I kërkoj falje zonjës që voziste makinën dhe premtoj se do ta riparoj dëmin e shkaktuar” shpjegon Spasovi në intervistë.

Për shkak se Spasov është ndjekur, siç deklaron ai, është ndalur tek Agjencia e kadastrës e më pas janë parkuar dy makina. Njëra kinse ka qenë e personave që e kanë ndjekur ndërsa nga makina tjetër kanë dalë dy persona të armatosur. Siç rrëfen Spasov në këtë intervistë, ai ka qenë i shtyrë në “Tuareg” dhe ndaj tij është drejtuar tyta e armës.

“Tentova të bisedoj me personat, por më pas arriti makina e policisë. Sulmuesit u tërhoqën, por u grumbulluam më shumë persona dhe shumica ishin pa uniformë dhe një pjesë e tyre më kërcënuan. Pasi kuptova se bëhet fjalë për kurdisje, u largova nga vendi i ngjarjes” thotë në fund Dime Spasov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.