Korrespondentë Në Shtip u hap muzeu i veprimtarëve të VMRO- DPMNE-së

Në Shtip u hap muzeu i veprimtarëve të VMRO- DPMNE-së

Kryeministri Nikola Gruevski sot vizitoi Shtipin ku mori pjesë në hapjen e Muzeut të veprimtarëve të VMRO-së nga Shtipi dhe rrethina në periudhën nga 1983-1934 dhe  vizitoi përçuesin e ri të MEPSO-s i cili do të shtrihet nga Shtipi deri në kufirin maqedono- serb.

Rrallë mund të gjeni  një vend të këtillë ku janë lindur dhe kanë jetuar aq shumë revolucionar të njohur, vojvodë, komitë dhe veprimtar të tjerë nga periudha e ilinidenit dhe pas saj. Çdo gur në Novo Selo fsheh historinë dhe rëndësinë e tij . Duke u nisur shkolla e njohur e Novo Sellos, duke vazhduar  nëpërmjet Kishës së Shënmërisë, në lokalitetin Tek Panja (Kaj javorot), nëpërmjet rrugëve të ndryshme, urave, kishës Sveti Spas, varrezat, bustet dhe shtëpitë e veçanta më pak të njohura ose familjet më pak njohura nga fshati Novo Selo rrethina e Shtipit- tha Gruevski.

Gruevski bashkë me menaxhmentit e MEPSO-s vizitoi edhe përçuesin 400 kilovatësh i cili do të jetë i vendosur në 168 shtylla të çelikta në destinacion prej 70 kilometrash, nga Shtipi deri në kufirin maqedono- serb në afërsi të Kumanovës. Vlera investuese e këtij projekti është 9, 7 milion euro. Ketë përçues  bëhet lidhja eleketroenergjitike  me Serbi dhe rritet kapaciteti i përçimit të sistemeve elektro-energjetike në nivel rajonal.