Maqedoni Oer: Marrëveshjes t’i jepet shans

Oer: Marrëveshjes t’i jepet shans

Lorens Oer, ambasadorja e Francës në Maqedoni, sot shprehu shqetësimin e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe deklaroi se besojnë në të dhe se duhet t’i jepet shans në realizimin e plotë të saj.

Oer,  gjatë takimit në Kuvend me grupin parlamentar për miqësi me parlamentin francez, nuk  u deklarua për atë se Maqedonia do të humbas rekomandimin për anëtarësim në BE ose do të jetë e kushtëzuar. Por ajo  pohoi se shumë shpejt do të shpallet Raporti i ri i progresit të Maqedonisë ndaj BE-së.  Sipas saj,  për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, përgjegjësi mbajnë të gjitha nënshkruesit e saj.